DETAJE/ 48 orët vendimtare për shëndetin e ish-ministrit Luan Hajdaraga

Luan Hajdaraga, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, ka pësuar sot në mëngjes një hemoragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kish vajtur për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.

Fatmirësisht në momentin e goditjes nga hemoragjia është ndodhur në doganën e Qafë-Thanës ku edhe i është mundësuar dhënia e ndihmës së parë, për tu transportuar më pas për në reanimacionin e Neurologjisë në QSUT, ku po mbahet nën monitorimin e mjekeve.

Burime të “BalkanWeb” nga klinika e Neurologjisë bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se me të mbërritur në QSUT, kanë shkuar për tu gjendur pranë tij eksponentë të jetës politike në vend, ndër të cilët edhe zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama. (foto ilustruese)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?