Detaje/ Grabitja dhe plagosja e kambistit, çfarë tha nga spitali

Të tjera detaje zbulohen për grabitjen me dhunë  të dy të moshuarve në qytetin e Memaliajt.

BalkanWeb” raporton se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me qytën e pistoletës në dyqanin e tyre 71-vjecarin që punonte si kambist Mustafa Mustafai si dhe bashkëshorten e tij Thëllëze Mustafai duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Autorët mësohet se kanë marrë rreth 50.000 lekë si dhe një celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mustafa Mustafai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës pasi ka marrë një plagë në kokë, ndërsa ka thënë se  pak para ngjarjes, ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot rreth orës 19:00 në qytetin Memaliaj dyshohet se është vjedhur me dhunë shtetasi M.M, 70 vjeç, banues në Memaliaj. Atij i kanë marrë me force duke e lenduar, rreth 50.000 lekë si dhe një telefon. I demtuari u shoqërua per në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër për kontroll mjekësor dhe eshte jashte rrezikut. Policia ka shoqeruar disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit te ngjarjes”- thotë policia ne njoftimin zyrtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?