Detaje/ Kush është 30 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Hot i Ri në Shkodër ku humbi jetën një 30 vjeçar.
Mësohet se viktima është identifikuar si Admir Buhaj, banues në Postribë të Shkodrës.
Fillimisht u raportua se i riu ishte në drejtimin e një automjeti tip Volksëagen, por sipas policisë i riu ka qenë nën drejtimin e një motorçiklete.
30-vjecari dyshohet se është goditur nga mjeti tip Benz me targa AA 222 TS. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.