Detaje/ Makina e djegur në Devoll e punonjësit të SHÇBA

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.1 të Bilishtit, ku u shkrumbua nga zjarri një automjet tip “Hyondai”.

Mësohet se makina është në pronësi të Devi Agos, punonjës i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë drejtorisë vendore të Qarkut Korçë.

Ky fakt i shton më shumë dyshimet që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Agos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë
Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?