DETAJE/ Masakroi me levë dhe thikë gruan, arrestohet vlonjati. Emri
Krim i rëndë brenda një familje në Vlorë, burri ka goditur me levë gruan e tij.
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, ku burri ka goditur me levë gruan e tij
Gruaja, 44-vjeçare Laureta Sulo, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti.
Burime bëjnë me dije se burri i ka shkaktuar viktimës plagë të mëdha në pjesën e kokës dhe të fytyrës, ndërsa e ka therur dhe me thikë.
Policia ende nuk ka një njoftim për ngjarjen.
Por raportohet se është arrestuar autori i vrasjes Lavdosh Sulo, 56 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

