Detaje nga aksidenti i dy policëve në Durrës, po udhëtonin me motor kur i përplasi “Benzi”
Aktualitet E Premte, 13 Gusht 2021 13:35
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në Durrës ku dy policë u lënduan. Balkanweb raporton se policët po udhëtonin me motor kur u përplasën nga ‘Benzi’ i drejtuar nga Shkëlzen Kraja, i cili po ecte me shpejtësi të lartë.
Një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është dërguar tek Trauma në Tiranë pasi nga skaneri ka rezultuar me mpiksje gjaku në kokë.
KOHA JONË SONDAZH

