Detaje nga aksidenti në Korçë, në ambulancë ndodhej një pacient me COVID-19

Ambulanca e cila u përmbys na aksin Korçë-Bilisht mesditën e sotme po transportonte një pacient me COVID-19.

Gazetarja raporton për BalkanWeb se pacienti po transportohej nga Devolli drejt spitalit rajonal të Korçës për kurim.

Në kryqëzimin e Trenit ajo u përplas me një mjet tip ”Benz” dhe përfundoi në arën ngjitur me rrugën.
Mësohet se deri më tani nuk ka të lënduar, por që një tjetër ambulancë ka ardhur në vendngjarje për të transportuar pacientin me COVID-19.

SHKARKO APP