Detaje nga aksidenti tragjik, 4 vajzat mbetën të bllokuara në makinë
Tragjik është aksidenti në dalje të tunelit të Elbasanit mbrëmjen e kësaj të diele, pasi policia konfirmoi se janë dy viktima nga përplasja e fortë mes dy makinave. Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz” goditi mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të katër shtetasve të cilit ishin të bllokuara dhe u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore por dy prej tyre si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.
Njëra nga të plagosurat u nxor pas 30 minutash nga zjarrfikësit. Dy viktimat nga aksidenti tragjik ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme. Behar Pema është personi që po udhëtonte me mjetin “Benz” dhe shkak për këtë aksident dyshohet se është bërë pikërisht shpejtësia me të cilën po udhëtonte zotëria në fjalë.
Fillimisht vajzat kanë mbetur të bllokuara në mjet dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për t’i nxjerrë që aty. Ato janë transportuar drejt Traumës, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë. Edhe vetë Pema ka marrë lëndime e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, ndërsa detaje të reja pritet të dalin nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, ku mbetën dy viktima.