Detaje nga arrestimi i ish-kryebashkiakut, ja kush e “fundosi” Agim Kajmakun

Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste për Vorën, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia në Itali. Ai ra në pranga pasi iu gjetën 20 kg kokainë.

Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte. Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij.

Ata kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, dhe i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronari i fidanishtes lajmëroi policinë, të cilët arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?