Detaje nga arrestimi, Veliaj pas 48 orësh del në gjyq

Erion Veliaj është dërguar në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Çdo qytetar që arrestohet, fillimisht duhet të shoqërohej në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Pasi t’i komunikohej akuza dhe konfirmohej masa e sigurisë, më pas do të duhej të transportohej në Bllokun e Sigurisë.
Ndryshe ka ndodhur me kryebashkiakun e Tiranës. Teksa pritej ti komunikohej masa e sigurisë, Veliaj është transportuar direkt në ambientet e Bllokut të Sigurisë.
Pas 48 orësh pritet që Veliaj të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ajola Xoxës nuk i është komunikuar ende masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi nuk është gjetur aty.
SPAK po e heton Erion Veliajn për katër vepra penale, ndërsa për fshehje pasurie është duke u hetuar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, por edhe familjarë të kryebashkiakut.