Detaje nga dosjet e frikshme, Dumani mori 200 mijë euro për të vrarë dhëndrin e Sejdinit

Një nga dëshmitë e bujshme të Nuredin Dumanit është dosja për Sokol Sanxhaktarin, për të cilin Dumanit i ishin ofruar 200 mijë euro për ta eliminuar. Sipas vetë Dumanit personat që kishin dhënë këtë shumë parash janë Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, pasi dhëndri i Qazim Sejdinit, i cili sot ndodhet në burg kishte lidhje të ngushta me Suel Çelën.

“Në lidhje me shtetasin Sokol Sanxhaktari, unë kam biseduar me Nuredinin në kohën kur ishim tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia.

Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit.

Unë do të merrja 150 mijë euro ndërsa shoferi 50000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin”,-thuhet në dëshminë e dhënë nga Henkrik Hoxhaj, siguruar nga ”Abc News”.

SHKARKO APP