Detaje nga Eurovizion, ja kur do të këndojë Jonida Maliqi

Jonida Maliqi është gati për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin europian, Eurovision. Detajet e fundit në lidhje me renditjen janë zbuluar mbrëmjen e djeshme, si dhe kur do të shfaqet në skenë këngëtarja shqiptare.

”Ktheju tokës”, një këngë që i dedikohet emigrimit, do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë përmes zërit të Jonida Maliqit.

Me anë të një postimi në Instastory, Jonida ka bërë të ditur se Shqipëria do të jetë pjesë e gjysmëfinales së dytë që do të mbahet më 16 maj. Sipas listës së publikuar, Jonida do të jetë e 14-a në radhë.

SHKARKO APP