Detaje nga hetimet/ I dënuari futi në kurth gjyqtaren Hoxha dhe avokatin, si u zbulua skema e lirimit të Petanit

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe 8 të arrestuarit e tjerë do të dalin nesër para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë RTV Ora zbardh detaje të reja nga dosja që çoi në zbulimin e skemës së lirimit të të dënuave.

Në tetor SPAK ishte vënë në dijeni për lirimin e një të dënuari në burgun e Fushë Krujës, ndërsa këtij të fundit I kishin mbetur  edhe 7 muaj dënim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë pikërisht ky që është vënë në kontakt me vëllanë e Saimir Petanit për ti treguar dhe skemën si funksionte për përfitimin e lirimit të shpejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”SPAK nuk ka ndërhyrë në moment por ka vijuar përgjimet dhe hetimet për të zbuluar të gjithë skemën”

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha është arrestuar paraditen e 11 shkurtit 2021 në gjykatë ndërsa seanca për Sajmir Petanin ishte lënë më 16 shkurt 2021, informon gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

Petani ishte ekstraduar nga Italia dhe po vuante dënimin prej 25 vitesh për vrasjen e Romeo Beqirit disa vite më parë. Për këtë të dënuar gjyqtarja kishte marrë vendime për ulje dënimi edhe më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?