Detaje nga ngjarja e Kavajës: Ai kishte kërkuar marrëdhënie seksuale për ditëlindje, por nuk pranoi

Në studion e emisionit Opinion, gazetarja Anila Basha ka sjellë detaje nga ngjarja në Kavajë. Basha tha se djali dhe vajza kanë qenë shkollë klase dhe banke që në klasën e dytë.

“Vajza është 13 vjeç, ka që në klasën e dytë me djalin në një bankë. Dhe kur ai kishe ditëlindjen vajza e kishte pyetur se çfarë dhurate donte për ditëlindje. Dhe ai kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Kjo i kishte thënë që nuk është koha, por djali ishte hatërmbetur”, tha Basha.

Më tej gazetarja tha, se në momentin që vajza dhe djali kanë vendosur të kryejnë marrëdhënie së bashku, një person i tretë i ka filmuar. Dhe ka qenë pikërisht ai që ka shantazhuar të dashurin e vajzës që do të publikonte videon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte, i dashuri i vajzës i ka kërkuar 13-vjeçares të kryejë raporte me djalin që i ka filmuar, në mënyrë që ai të mos publikonte videon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për t’u mbrojtur nga video vajza ka shkuar me shokët e klasës së vet. Njëri nga djemtë është me dhjeta”, tha Basha. Gazetarja shtoi se ne gjithe kete histori eshte luajtur per te blere nje playstation.

Gazetarja shtoi se pas përhapjes së videos, njëri prej djemve i shkruan djalit të pastrueses, për t’I kërkuar një ambjent ku mund të shkojë me vajzën. Nëna e tij ka lexuar mesazhin dhe e ka denoncuar ngjarjen në shkollë./ M.B

SI NDODHI NGJARJA 2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?