Detaje nga ngjarja e rëndë/ Foshnja lindi e pajetë, nëna vdiq më pas

Një 37-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 37-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

Sipas informacioneve shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune. Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 37-vjeçare. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?