Detaje nga operacioni kombëtar antidrogë, shkon në 40 numri i të shoqëruarve
Zbardhen detaje nga operacioni kombëtar antidrogë ku numri i të shoqëruarve ka shkuar në 40 persona.
Fillimisht procedimi penal u regjistrua nga Kukës, ndaj një grupi që kultivonte kanabis dhe më pas u përhap si hetim në gjithë Shqipërinë.
Po ashtu janë sekuestruar edhe disa kubikë kanabisi edhe pse ende nuk dihet sasia.
Për hetimin mbi 1- vjeçar janë përdorur metoda speciale përgjimi dhe vëzhgimi nga Policia deri në zbulimin e këtyre personave që kryenin veprimtari të paligjshme.BW