Detaje nga përleshja me thika në Elbasan, sherri nisi për një lojë bixhozi

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me thikë e katër personave brenda një lokali në Elbasan. Konflikti ka nisur mes pronarëve të lokalit dhe disa personave që kishin ardhur nga jashtë. Mësohet se dy palët janë përplasur për një lojë bixhozi me njëri-tjetrin, por ende nuk dihen detaje të tjera se përse ka agravuar ngjarja. Nuk dihet nëse ndonjëra palë i ka pasur para borxh tjetrës.

”Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, informon Policia e Shtetit.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP