Detaje nga të shtënat me armë zjarri në Bulqizë, u qëllua me armë ndaj punonjësit të sigurimeve shoqërore, pasi…
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të shtënat e natës së sotme në Gjoricë të Bulqizës.
Me armë dyshohet se është kërcënuar Klodian Reçi, punonjës i sigurimeve shoqërore.
Para ngjarjes ai ka debatuar në telefon me një shtetas të identifikuar si Shpetim Kaja dhe të birin Rinoldin të cilët i kërkonin që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension.
Punonjësi ka thënë se për shkak situatës së Covidit ka qenë i karantinuar dhe kjo ka zgjatur procesin.
Por kjo nuk e ka shuar konfliktin dhe sipas punonjësit Rinold Kaja ka shkuar para banesës së tij dhe ka qëlluar me armë në ajër.
Policia shkoi në vendngjarje dhe nuk gjeti asnjë gëzhojë. Po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar.