Detaje nga tragjedia, fqinjët: 3 kufoma në një shtëpi! Lindën dhe vdiqën në fshat
Vendi u trondit nga një lajm i hidhur, ku tre persona ndërruan jetë në Ostren të Madh në Bulqizë. Ata ishin pjesëtarë të një familje dhe bëhet fjalë për nënën sëbashku me djalin dhe vajzën, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në reanimacion për momentin jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se shkak i vdekjeve është helmimi, teksa akoma nuk është saktësuar nëse është helmimi nga gazi apo nga ushqimi. Pritet që autopsia të zbardh ngjarjen e plotë. Nëna është 45-vjeçarja Rajmonda Tola, vajza 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni djali 15 vjeç. Kryefamiljari Ylber Tola nuk ndodhej në shtëpi sepse është emigrant në Greqi.
Gjendja e 16-vjeçares Merita Tola që ndodhet në spitali e Traumës paraqitetet e stabilizuar. Presidenti Ilir Meta ishte në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen e Merita Tolës, 16-vjeçarja që i mbijetoi tragjedisë në familjen Tola. Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se fatmirësisht gjendja e vajzës është e mirë, ndërkohë që shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjen Tola.
“Gjendja e vajzës është e mirë dhe e qendrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera për familjen Tola. Dhe të sigurojmë se do jemi pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”.
Kurse mjekja e urgjencës në spitalin e Traumës, Viola Kaja tha se “Aktualisht gjendja e pacientes paraqitet e stabilizuar, janë bërë ekzaminimet, eko, skaner, janë bërë ekzaminimet edhe me neurokirugun dhe gjendja është e stabilizuar. Pacientja është në observimin e urgjencës. Për momentin do të qëndrojë këtu dhe për disa orë do të qëndrojë këtu. Nga ekzaminimet rezulton që parametrat janë në normë”.
E afërmja e vetme që ndodhet pranë Merita Tolës në spitalin e Traumës në Tiranës, është nusja e dajës së Rajmondës, e cila ndërroi jetë së bashku me dy fëmijët e tjerë të saj në banesën e tyre në Ostrimë të Bulqizës. Lumturie Bajrami thotë se lajmin tragjik e ka marrë edhe bashkëshorti i Rajmondës, që ndodhet emigrant në Greqi dhe ka marrë rrugën për në atdhe, për t’i dhënë lamtumirën e fundit familjarëve të tij.
“E mora vesh përmes televizorit, dhe sa pashë emrin e mbesës në televizor, mora në telefon kunatin e mbesës, dhe tha po është e vërtetë. Si ka ndodhur i thash? Nuk dimë asgjë, 3 janë të vdekur dhe një në spitlain e Bulqizës. Unë u nisa direkt në spital. Komunikova me infermieren, për momentin është mirë më thanë. Jemi të traumatzuar, i thonë 3 kufoma. Rajmonda ishte shtëpiake. Bashkëshorti në Greqi në emigrim me tre mujorsha, vajtje-ardhje. E kanë marrë në telefon edhe atë, është nisur nga Greqia. Kufomat i kanë çuar në Peshkopi të bëjnë ekspertizën. Aty përdornin zjarr për ngrohje se janë në mes të fshatit, por të vërtetën nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. I mora në telefon, aty kishte vetëm të qara. Më dhëmb shpirti. Me bagëti merren, nuk kanë gjendje të mirë, të kishin gjendje të mirë nuk shkon burri në Greqi emigrant me i lënë fëmijët. Ndihma nga shteti është mëse normale se është gjendje shumë e rëndë, tre kufoma në një shtëpi. Janë në gjendje kritike, në mes të fshatit, jetojnë me sakrifica të mëdha. Ata kanë lindur dhe po vdesin në fshat. Aty kanë jetuar”.