Detaje nga vatra më e re e Covid-19 në Shqipëri

Zgjerohet harta e të prekurëve me Covid-19 në Shqipëri. Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja. Bëhet fjalë për një 80-vjeçar nga qyteti i Kavajës dhe një 41-vjeçar nga një fshat aty pranë. Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë. Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore. Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë. ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus

Tiranë 45 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 6 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë

SHKARKO APP