Detaje nga veliera me ukrainas e kapur në Vlorë. Dyshohet e vjedhur, do përdorej për trafik lëndësh narkotike

Veliera turistike që u konstatua dje në Vlorë, është sekuestruar nga Policia Kufitare.

Policia kufitare e ka çuar atë në pikën e bllokimit në Triport.

Veliera me flamur amerikan me emri ‘Medusa Delawere’ kishte në bordin e saj 4 shtetas rusë dhe ukrainas, të cilët pasi janë ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet.

4 të ndaluarit kanë deklaruar se ‘ishin nisur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi, por u ka mbaruar karburanti dhe kanë hyrë në ujërat territoriale shqiptare’.

Aktualisht veliera me flamur amerikan ndodhet e ankoruar në portin e Vlorës deri në sqarimin e situatës, ndërkohë 4 pjesëtarët e ekuipazhit auzohen për shkelje të kufirit.

Ndërkohë dyshohet se veliera po përdorej për trafik lëndësh narkotike, dhe aq më tepër të ishte e vjedhur.

 

SHKARKO APP