Detaje nga vetëvrasja e Kastriot Myftaraj, nëna e tij pa gjithçka

Bota e medias shqiptare është tronditur nga lajmi që analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Mësohet se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Mësohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.

Po ashtu hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60 vjeçari.

SHKARKO APP