Detaje nga Vlora/Viktima dhunohej sistemakisht, autori ishte arrestuar më parë

Viktimë nga ngjarja në Vlorë ka mbetur Eva Lera, 45-vjeç, e cila sipas fqinjve dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti. Disa muaj më parë, Teodor Lera ishte arrestuar për dhunë ndaj gruas, pasi i kishte gjuajtur në kokë me gurë.

Mirëpo bashkëshortja e kishte tërhequr denoncimin dhe Lera ishte lënë i lirë nga policia. Sipas fqinjes, bashkëshorti ishte i papunë dhe tejet xheloz ndaj Evës. Ajo bën me dije se çifti Lera ishin prindër të tre fëmijëve.

”Vajza erdhi tani në mëngjes, është studente në Tiranë. Do kenë patur debate derisa kanë arritur në ekstrem të dy. Vajza e madhe e çiftit Lera ndodhet në Amerikë, djali në Angli ndërsa vajza tjetër është studente në Tiranë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?