Detaje nga vrasja e shqiptarit/ Mediat greke: U qëllua pa kriter, mrekulli që nuk pati viktima të tjerë
Mediat greke publikojnë detaje të reja nga vrasja e shqiptarit, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme.
Babai dhe djali ishin ulur në një bar kafe në Agios Sostis kur një person i armatosur hyri papritmas. Personat nisën të grindeshin pasi kishin mosmarrëveshje financiare. Më pas, autori nxori një armë dhe filloi të shtinte në drejtim burrit, i cili humbi jetën në vend.
Sipas newsit.gr, autori ka qëlluar pa kriter duke lënë të plagosur edhe tre persona të tjerë.
Jashtë bar-kafesë, sheshi ishte plot me fëmijë të vegjël dhe duket si një mrekulli që nuk ka viktima të tjerë.
Mes të plagosurve është një kamerier i lokalit dhe një grua, ndërsa fillimisht u raportua për dy viktima, babai bashkë me të birin.
Por ky i fundit arriti i gjallë në spital edhe pse është në gjendje kritike.
Në vendin e ngjarjes u pa edhe bashkëshortja e viktimës, e cila është parë e larë në gjak pasi nuk ka pranuar të largohet nga bashkëshorti i saj.