Detaje nga vrasja/ E thirrën jashtë dhe e qëlluan me breshëri plumbash para lokalit më të frekuentuar, zbulohet e shkuara e viktimës

Detaje të reja zbardhen nga krimi që tronditi Tiranën këtë mbrëmje, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” nga vendngjarja se viktima ka qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e Astirit, kur është thirrur nga një person ende i paidentifikuar.

Sapo 28-vjeçari ka dalë jashtë, është qëlluar disa herë me plumba dhe për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që autori është larguar menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç raporton gazetarja, dyshimet e para janë se ngjarja lidhjet me të shkuarën kriminale të viktimës, i cili rezulton se është dëbuar më parë nga autoritetet franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, gazetarja thekson se Tafçiu ishte akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis, dhe kjo është një tjetër pistë, ku po heton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?