DETAJE/ Policia: 1 i vrarë dhe 3 të plagosur në Mat. Kapet autori

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga një vrasje e që tronditi Matin mesditën e sotme.

Fillimisht u raportua se dy punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan nga autori, ende i paidentifikuar. Por policia konfirmoi për “Koha Jonë” se është një person i vrarë dhe tre të plagosur.

Policia njofton se autori i ngarjes eshë kapur. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie vijojnë hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.

Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?