Detaje rrëqethëse nga vdekja e Julienit 2-vjeçar, dyshohet se u nda nga jeta që ditën e parë
Ndarja nga kjo jetë e 2-vjeçarit Julien ka bërë që të preket një botë e tërë. Historia e tij ka bërë të qajë të madh e të vogël, kur lajmi i hidhur se shpëtuesit e kishin gjetur të voglin të pajetë u përhap me shpejtësi.
Autoritetet spanjolle kanë bërë publike për mediat disa detaje nga operacioni i shpëtimit të të voglit që u nda nga kjo jetë në mënyrë tragjike.
2-vjeçari ra në pusin 100 metra të thellë dhe 25 cm të gjerë. Trupi i tij mbeti aty për më shumë se 13 ditë.
Dyshohet se Julieni ka ndërruar jetë që në momentin e parë që ra në pus. Autoritetet kanë shpjeguar se vogëlushi ra në rënie të lirë për 75 metra dhe kjo e bënte të pamundur idenë që mund të ishte gjallë.
Vogëlushi atë ditë kishte dalë për piknik me prindërit e tij. Trupi i djalit i është kthyer familjarëve dhe ata po mbështeten me ndihmë psikologjike.
Ende nuk është zbuluar se kush e ka hapur pusin në mënyrë ilegale për të marrë ujë.
Dy puset, tek ai i cili humbi jetën vogëlushi dhe tjetri që u hap për shpëtimin e tij, do të mbyllen me hekur, për të parandaluar ndonjë tragjedi të ngjashme.
KOHA JONË SONDAZH

