DETAJE/ Shkaktoi aksidentin tek “Mali i Robit”, 30-vjeçari tentoi t’ja lërë fajin të dashurës por…

Pak orë pak aksidentit tragjik, ku një nënë e re, 34-vjeçarja Edlira Pisku dhe vjehrri i saj 69-vjeçari Xhemil u përplasën për vdekje, ndërsa u plagos edhe djali i Edlirës 8-vjeçar mësohet se kush ishte drejtuesi i “Toyota”-s që i përplasi.

Ndonëse fillimisht policia deklaroi që drejtuesja e mjetit ishte një femër, një burim pranë policisë së Kavajës konfirmon për “BalkanWeb” se ngjarja ishte krejt ndryshe.

Sipas tij, vajza e identifikuar si Ilda Prroi nuk ka qënë drejtuese, por e dashura e shkaktarit të aksidentit tragjik, shtetasit Halil Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit, siç thotë i njëjti burim, i ka kërkuar të dashurës të marrë fajin me pretendimin se do ta ndihmonte. Por dëshmitë e marra nga policia e Kavajës në vendngjarje tregonin tjetër gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët i kishin thënë policisë se ishte një mashkull ai që drejtonte makinën. Pas dyshimeve, policia i shoqëroi të dy të rinjtë në komisarit dhe i mori në pyetje për disa orë.

Nuk dihet se kush prej tyre, djali apo vajza treguan të vërtetën, por tashmë ata janë të dy nën akuzë, Koka si shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekjen dhe e dashura e tij për dëshmi të rreme.

vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?