Detaje të frikshme/ 15 muaj e vdekur në banesë, 40 ditë pa ushqim nëna dhe vajzat

Vetëflijimi për ringjalljen e nënës bashkë me vajzat e saja në Tiranë, ka tronditur opinionin publik. Ekspertiza mjeko-ligjore, thotë se Anisa Josifi ka ndërruar jetë para 15 muajsh dhe se kanë qëndruar 40 ditë pa ujë dhe ushqim.

Kunati i Zhaneta Josifit, 56-vjeçares që u gjet e vdekur në Kombinat ka deklaruar se kishte një vit që nuk e takonte Anisën. Sipas tij, ato i kishin thënë se nëse do e shikonte Anisën, këtë të fundit do e ndëshkonte Zoti.

”Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjetër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”.

SHKARKO APP