Detaje të konfliktit; Ja pse u arrestua Gjeci, shok me Shullazin

Detaje të reja lidhur me eksplozivin që iu vendos makinës së Ndue Rajtës, administrator i një firme inertesh në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2017, për të cilën dje u arrestua Klajdi Gjeci, si autor i dyshuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes të atit të 31-vjeçarit dhe Rajtës ka pasur një konflikt i nisur kur ky i fundit mbante bilancin e magazineve në pronësi të Gjecit.

”Konflikti mes tyre nisi kur nga bilanci mungonin mallra me vlera te mëdha parash. Për këtë u akuzua Rajta. Klajdi Gjeci i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje por ai nuk ka pranuar duke mohuar të ketë lidhje me humbjen”,-bëjnë me dije burimet hetimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Gjeci nuk ka dhënë asnjë dëshmi para uniformave blu dhe ka mohuar të jetë autor i vendosjes së eksplozivit në makinën e Ndue Rajtës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?