Detaje të reja nga atentati në Elbasan, viktima i skeduar si trafikant

Dalin detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Elbasan.

Mësohet se Emiliano Ramazani është vrarë në makinën e tij, tip ‘Ford Fokus’ me targa  AA 945 DG.

Burime policore thanë se ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve, ndërsa është arrestuar edhe 2 herë më parë, për trafik kokaine.

Mjeti që është gjetur i djegur në ullishte në fshatin Vidhas është tip ‘Ford Magane’ me targa AA 819 KX.

Targat e mjetit që është djegur janë shpallur në kërkim si të vjedhura nga Komisariati  i Policisë numër 2 në Tiranë.

SHKARKO APP