Detaje të reja nga Lezha/ Viktima që u gjet në kanal 54-vjeç, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit
Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit, në qarkun e Lezhës.
Trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar policinë.
Policia deklaron se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policise:
Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.
Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.