Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë. Policia gjen armën e 25-vjeçarit që u qëllua për vdekje

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pak pas mesnate në Tiranë, ku një i ri mbeti i vrarë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45.

Sipas policisë, në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krëhër me fishekë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” ju informojmë se :

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

SHKARKO APP