Detaje të reja nga shpërthimi në dyqanin e celularëve. Autori me kapuç dhe xhup të zi, flet pronari

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol në dyqanin e celularëve mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

Sipas News24, pronari është O. Isufi, i cili jashtë kamerave ka deklaruar se shpërthimin e ka mësuar pas mesnatës përmes alarmit. Ai thotë se ka mbërritur menjëherë pranë dyqani, ku aty kishte gjetur edhe policinë.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen është sekuestruar edhe kamera e sigurisë. Nga pamjet shihet autori, por për shkak të ndriçimit të dobët është vështirë të bëhet identifikimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që shihet nga kamerat e sigurisë është se autori ishte i veshur me kapuç dhe xhup të zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pronari ka deklaruar se nuk ka konflikte, por ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose si reagim i ndonjë klienti të pakënaqur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?