Detaje të reja nga siriani i vdekur në Durrës, dyshohet se e vranë pasi e grabitën, strehohej në ndërtesën e ”Vollgës”

20- vjeçari sirian i cili u gjet sot i vdekur në Durrës dyshohet se është vrarë. BalkanWeb mëson se Policia po heton pistën e grabitjes pasi dyshohet se atij i kanë marrë 1 mijë- 2 mijë euro dhe gjatë përleshjes me grabitësit e kanë goditur me mjete prerëse dhe të forta.

Ai strehohej gjatë pandemisë në ndërtesën e braktisur të ish- hotel ”Vollgës” teksa shoqërohej nga 3 shokë të tjerë.

SHKARKO APP