Detaje të reja nga vrasja e 32-vjeçarit, viktima kishte ndërruar emër

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit në Durrës. Viktima i cili u identifikuar me emrin Jetmir Bregu nga Policia, e kishte ndryshuar emrin në Ilir Kuçi.

Mësohet se i riu është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme. Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike, autorët janë larguar nëpër errësirë, ndërsa policia po bën krehjen e zonës.

Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të pakët në numër.

 

SHKARKO APP