Detaje të reja/Virusi mbërrin në burg, preket punonjësi në Rogozhinë

Edhe pse masat e Drejtorisë së Burgjeve u morën menjëherë, në burgun e Rrogozhinës Covid-19 ka mbërritur dhe ka prekur një punjonjës. Sipas TCH, ai është një jurist i cili është punonjës në burgun e Rrogozhinës. Ai ka bërë analizën dhe ka dalë pozitiv ndërsa gjendja e tij paraqitet e mirë.

Mësohet se ai është i karantinuar në shtëpi, por bashkë me të janë vetëizoluar dhe nuk vijnë më as në punë, drejtori i burgut si dhe dy punonjës policie të cilët udhëtonin së bashku me të.

Jozyrtarisht se është kryer zëvendësimi i drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe është komanduar në detyrë, Genc Fejzollari. Burgu i Rrogozhinës ka 306 të dënuar, ku do dalin 150 të dënuar që kanë përfituar lejen e veçantë sipas aktit normativ.

SHKARKO APP