Detaje të reja/Vlorë, bashkëshortja gjeti burrin dhe vjehrrën të vdekur

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nënë e bir u gjetën të vdekur nga zjarri që ra në dhomën e tyre.

Ngjarja e rëndë è regjistruar në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës ku kane humbur jetën Selkie dhe Olsi Hoxhallari përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. Ata po qëndronin  në një dhomë të banesës ku ngroheshin me anë të një sobe drush.

Rreth orëve të mbrëmjes, bashkëshortja e 43 vjeçari është larguar për të fjetur ndërsa nënë e bir kanë qëndruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, gruaja ka shkuar në dhomë duke gjetur të vdekur bashkëshortin dhe vjehrrën, duke njoftuar fillimisht komshinjtë dhe më pas policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjaret konfirmojnë së familja Hoxhallari jetonte prej 15 vitesh në Vlorë ndërsa kishin ardhur nga Korça. Novruzi jetonte kryesisht ne Greqi ku edhe punonte. Ai ishte i martuar dhe me një djalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?