Detaje të trishta/ Aksidenti në Kodër-Kamëz, si e mori vesh nëna humbjen e vajzës 7-vjeçare
Detaje të reja mësohen një ditë pas aksidentit tragjik në Kodër Kamëz, ku Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj u përplasën nga një automjet teksa prisnin të kalonin rrugën. Si pasojë e aksidentit humbi jetën vajza 7-vjeçare e u plagos Valbona me vajzën tjetër 6-vjeçare.
“Report Tv” raporton se gruaja ka marrë vesh sot lajmin e kobshëm të humbjes së vajzës. Mes lotësh, nëna ka kërkuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por gjendja shëndetësore nuk e ka lejuar.
Përveç këtij detaji të trishtë të mësuar pranë Spitalit të Traumës, aty ku vijon të qëndrojë e shtruar Valbona kanë folur edhe fqinjët e saj. Ata thonë se 29-vjeçarja punonte në një fabrikë këpucësh dhe se ditën e djeshme kishte marrë leje për të vizituar të bijat tek mjeku.
Në momentin që ajo po priste të kalonte rrugën, u përplas nga makina që drejtohej nga 38-vjeçarja Rozina Koleci.
NGJARJA
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar 38-vjeçarja Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7-vjeçare dhe çiklisti i identifikuar si Ramazan Isha, 29 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

