Detaje/ Thikë shoqes së klasës, si nisi sherri brenda orës së mësimit, nxënësi kërcënoi edhe…
Pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në gjimnazin “Eqerem Çabej” ku një nxënëse e klasës së 10-të u plagos me thikë, dalin të tjera detaje.
Gazetari Klajdi Bodlli i stacionuar pranë gjimnazit të kryeqytetit raporton për “BalkanWeb” se sherri mes dy nxënësve ka nisur gjatë orës së Informatikës.
Ndonëse mësuesja e lëndës e ka pasur të pamundur të ndërhyjë për të ndarë Franko Rrapin dhe djalin që më pas nxori thikën, ka qenë shoqja e klasës ajo që ka tentuar t’i ndajë. E pikërisht gjatë asaj kohe ajo është qëlluar aksidentalisht me thikë.
Mësohet, gjithashtu, se i riu pas këtij akti të rëndë ka kërcënuar mësuesen e rojën e shkollës dhe është larguar me shpejtësi.
Pas atij momenti nxënësja e klasës së 10-të u shoqërua në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa në shkollë vijon normalisht mësimi.
Aktualisht mësohet se dy djemtë të shoqëruar nga prindërit dhe psikologia e shkollës po pyeten në polici për ngjarjen.
KOHA JONË SONDAZH

