Detaje tronditëse nga djegia e tre banesave në Berat. Nxirret trupi i pajetë i një personi, dyshohet edhe për dy të tjerë
Të tjera detaje janë zbardhur për djegien e tre banesave në Berat, ku raportohet se një person është nxjerrë i pajetë.
Siç raporton News24 dyshohet se edhe dy persona të tjerë mund të kenë humbur jetën.
Bëhet fjalë për babë e bir, Jani Vangjeli, 61 vjeç, dhe Mateo Vangjeli, 36 vjeç, si dhe një shok i këtij të fundit.
Raportohet se babai është i paralizuar, ndërsa djali i tij përdorues alkooli. Ndërkohë trupi që është nxjerrë i pajetë nuk dihet ende se kujt i përket.
Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet brenda banesave të djegura.