Detaje tronditëse nga krimi i pasionit, autori e priste në rrugë, vajza i tha “mos më prek”

Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia, por dyshimet e para flasin për një krim pasioni.  Krimi i dyfishtë në Tiranë ndodhi pas një sherri mes dy të rinjve, që kanë pasur mes tyre një lidhje intime.

“Ata jetonin në Tiranë, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa peme”- raporton “News 24”.

Mësohet se djali ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe e priste në rrugë vajzën e cila po kalonte e vetme. I ka kerkuar të ndalet por ajo i ka thënë “Mos më prek”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto momente, ai është acaruar dhe sapo e reja ka kthyer shpinën e ka qëlluar. Më pas të gjithë deshmitarët të tmerruar kanë bërtitur pasi i riu mbante armën drejt tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është shprehur: Nuk i’u bëj gjë, mos kini frikë.

Por pas këtyre fjalëve, ka parë se e reja kishte ende shenja jete dhe e ka qëlluar edhe një herë tjetër.

Më pas ka kaluar rrugën dhe ka nisur të qajë me ngashërim. Sapo ka dëgjuar sirenën e policisë i riu ka qelluar veten.

Ai jetonte me qira në një prej pallateve të kësaj zone.

Në polici është shoqëruar një grua rreth 40 vjec që nuk e njihte vajzën por i ofroi ndihmën e parë asaj kur e reja kërkoi të ndihmohej.

Autori i krimit pasi vrau të rënë qëlloi edhe veten me plumb në kokë, u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital ku edhe ndërroi jetë pas disa orësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?