Detaje! Zhduket e mitura shqiptare në Angli, mister rrethanat
Një vajzë shqiptare e moshës 13-vjeçare është zhdukur në mënyrë të mistershme në Angli, në zonën e Hertfordshire.
Sipas “The Sun”, vajza e zhdukur është Megi Bukaci, e cila rezulton e zhdukur pa gjurmë qysh prej së premtes.
Policia ka publikuar fotografi të vajzës, ndërkohë që kërkon që kushdo që ka informacion të dijeni rreth saj.
Bëhet me dije se e mitura është rreth 1.5 metër e gjatë, me flokë gështenjë dhe sy ngjyrë kafe, ndërsa në momentin e zhdukjes ishte e veshur me xhinse, xhup blu të errët dhe një shall me ngjyrë gri.
Po ashtu policia ka publikuar një foto të nënës së të miturës me dy fëmijët, të cilat janë kapur nga kamerat e sigurisë disa ditë para zhdukjes së vajzës.
Megjithatë për shkak të rrethanave të mistershme të zhdukjes së të resë, policia po heton me intensitet.
KOHA JONË SONDAZH

