Detajet/ Alarmi për bombë në makinën e gjyqtarit, telefonata erdhi nga burgu. Policët fikin telefonat
Prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës është dhënë alarm për bombë në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës.
Dyshohet që alarmi është dhënë nga një telefonatë e cila ka njoftuar gjyqtarin se në makinën e tij është vendosur një bombë. Mësohet se telefonata është bërë nga burgu. Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën. Policia ka dyshime se eksplozivi ndodhet ende në mjet.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se policët që janë rreth e rrotull Gjykatës së faktit të Shkallës së Parë kanë fikur telefonat për çështje sigurie. Gjithashtu mësohet se do bëhet nga ana e tyre një plasje e kontrolluar e pakos së dyshimtë në mjet.
Makina i përket gjyqtarit Markelian Kuqo i cili gjatë karrierës së tij ka pasur shume çështje të rëndësishme dhe të diskutuara.