DETAJET/ Armik me Aldo Baren, çfarë iu gjet në çantë veç pistoletës të shumëkërkuarit Orges Bilbili
Një përplasje me arëmë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë mes një personi të shpallur në kërkim dhe një efektivi të “Shqiponjave”.
Qytetari që nuk pranoi të bindej sot drejt Policisë së Shtetit, dhe i drejtoi armën efektivit të Shqiponjave, është Orges Bilbili.
Siç raportuan mediat nga vendi i ngjarjes, Bilbili është një nga personat më të kërkuar në Shipëri.
Gazetarja raporton:
“Personi që mbeti i plagosur ditën e sotme është Orges Bilbili një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, i dyshuari kryesor për masakrën e Lushnjes ku së bashku me Laert Haxhiun plagosën Xhiulio Shkurtin nipin e Aldo Bares.”
Bilbili, raporton Abc News, ka qenë jo vetëm një nga personat më të kërkuar në qarkun e Lushnjes dhe në Shqipëri por edhe kërkim ndërkombëtar. Aso kohe kërkime të shumta janë kryer në gjithë territorin shqiptar por që nuk kanë bërë të mundur kapjen e Bilbilit.
Mbetet ende e paqartë se si një person kaq shumë i kërkuar nga autoritet shqiptare por edhe ato ndërkombëtare fshihej pikërisht në Tiranë ku kontrolli nga ana e policisë është edhe më i lartë.
Ka qenë pikërisht ngjarja e ditës së sotme që ka bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të kërkuar nga drejtësia. Gazetarja Kodra raporton gjithashtu se në çantën që mbante ditën e sotme Orges Bilbili janë gjetur dokumente të tjera identiteti dhe një pistoletë.
Ky person tashmë është në prangat e policisë dhe i është nënshtruar një operacioni pasi u plagos të premten. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar.
Burime për ABC Neës njoftojnë gjithashtu se është marrë në pyetje punonjësi i policisë që ka plagosur Orges Bilbilin, dhe në dëshminë e tij, ai ka thënë se lëvizjet e dyshimta të Bilbilit, kanë bërë që të kërkojë dokumentat por që situata më tej u agravua. /abcnews.al