Detajet/ Atentati me armë në Elbasan, ja kush është i plagosuri. Vëllai i tij…
Identifikohet personi që mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Fushë Mbret’. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Raif Çaushllarin.
Ky i fundit është qëlluar nga persona ende të paidentifikaur ndërsa ai lëvizte në këmbë. Bëhet e ditur se 23-vjeçari është plagosur në krah. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se vëllai i të plagosurit rezulton me precedentë penal, por nuk dihet nëse sulmi i sotëm ka lidhje me të.
Ndërkohë, sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi përplasja, ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

