Detajet/Balili u vetëdorëzua në prani të Ardi Veliut

Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëdorëzimi i Klement Balilit. ”Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa gjithçka u bë në prani të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Balili ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili, ndërsa ai është shoqëruar drejt Tiranës nga Veliu.

Aktualisht Balili ndodhet në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë, ku i pranishëm është edhe drejtori i Policisë. Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?