Detajet e projektit/ Porti i Limjonit, hapet procedura për dhënien me koncesion

Porti i Limjonit në Sarandë do të jepet sërish me koncesion, kësaj here për 35 vjet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur njoftimin në Agjencinë e Prokurimit Publik, i cili do të qëndrojë i hapur deri me 30 gusht, ora 14:00

Koncensionari i përzgjedhur, siç dokumentat e publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë specifikojnë, do të duhet të investojë në Portin e Limjonit jo më pak se 11.2 milionë Euro.

Investimet përfshijnë infrastrukturën, atë ujore dhe tokësore, logjistikën e operimit të sigurisë së mjeteve, hyrjen, daljen dhe akostimin e tyre, si dhe fasilitetet në funksion të shërbimeve që do t’u ofrohen klientëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, Porti i Limjonit është nën administrimin e Portit Detar të Sarandës. Edhe më parë, ky port i është dhënë me koncesion një kompanie private për 20 vite, kontratë e cila u pezullua vitin e kaluar, për shkak të taksimit të naftës për jahtet e turistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë, detajet e projektit:

Projekti i portit duhet të parashikoj minimalisht, por pa u limituar edhe:

  • Gërmimet për kanalet lundruese hyrëse dhe ato ndarëse · Hyrjet e mbrotjura për portin.
  • Punimet për ndërtimet mbrojtese, duke përfshirë dallgëthyesit solid dhe lundrues dhe mbrojtjen bregdetare konform standarteve të Bashkimit Europian.
  • Hyrjen në port nëpërmjet rrugëve tokësore (ofertuesi duhet të parashikoj dhe të ketë zgjidhur marrëdhëniet me subjektet e tretë, rrugët për hyrjen në port).
  • Sheshet e vendqendrimit të Jahteve jashtë sezonit.
  • Tualete, dushe, lavamane sipas standardit (1 për 50 vend akostimi)
  • Ujë të rrjedhshem në çdo vend akostimi në distancë 20 dhe me kapacitet prurës që të lejojë përdorimin e menjëhershëm të paktën 25% e rubinetave.
  • Rrymë elektrike në çdo vend akostimi nga 16 amp 220/240 volt me mundësi rritjeje deri 32-64-125 amp dhe tension trefazor. Pajisjet duhet jenë në përputhje me standardin e IEC (international electric commision) dhe me mbrojtje rele për shkak të qëndrimit të ekspozuara në ambjent më lagështirë.
  • Pikë e furnizimit me karburant;
  • Planin për largimin e mbetjeve
  • Rrjeti i ndriçimit të jashtëm
  • Plani per MNZ-ne (mbrojtja nga zjarri)
  • Mjete lundruese për dhënie me qira

Projekti i portit duhet të përfshijë gjithashtu superstrukturën bazë si më poshtë:

  • Rikonstruksionin e rrugës
  • Shtrimin dhe nivelim
  • Ndriçimin e terminalit dhe te portit
  • Sistemin e administrimit.
  • Punimet civile
  • Rezidencat përkatëse.
  • Zyrat që do t’i shërbejnë konçesionarit si dhe ato që do t’u vendosen në dispozicion pa pagesë autoriteteve shtetërore për kryerjen e aktiviteteve të tyre funksionale si psh. dogana, policia kufitare, kapiteneria, inspektori sanitar etj.
  • Ofiçina e servisit dhe mjete të takelazhit

/ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?