Detajet e reja/ Gjuetarët vranë efektivin e FNSH pas sherrit për dritat e gjata

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela.

Autorët e krimit të rëndë janë identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të një karburanti pranë vendit të ngjarjes.

Prela u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Rreth 3 minuta pas krimit, autorët e ngjarjes shkuan tek karburanti ku u furnizuar me naftë.

Autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes, njofton News 24.

Ai kishte dale për gjah natën e krimit dhe ishte i veshur me rroba ushtarake.

Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit natën e 5 dhjetorit në aksin rrugor Milot-Lezhë, është shtetasi Nikoll Sherrniku, ndërsa autori i dytë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Po kështu mësohet se makina që kishte në përdorim është blerë nga shoku i tij Nikollë Sherrniku në Krujë. Pronësia e makinës nuk ishte ndryshuar, por pronari ka treguar se ia kishte shitur Sherrnikut.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis dy autorëve dhe viktimës.

SHKARKO APP