Detajet e sherrit në Fier/ Polici grushte gazetarit, dyshimi se dilte me të dashurën e tij. Pezullohet nga puna polici

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra efektivin e policisë në Fier, i cili u përfshi në një sherr ne qendër të qytetit.

Sipas policisë, efektivi i patrullës, shtetasi me iniciale A. B., u pezullua pasi “sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qendror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të”.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i efektivit në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Ndonëse në kohë karantinë në qytetin e Fierit ka plasur një sherr mbrëmjen e sotme. Gazetari i News 24, Ervis Kuci sjell të tjera detaje për “BalkanWeb”. Sic u mësua, njëri prej personave të përfshirë në sherr ishte polic.

Punonjësi i patrullës së policisë ka qënë jashtë orarit të shërbimit, civil por kjo nuk e ka ndaluar të nxjerë tabelën dhe të tentojë të ndalojë një makinë, e cila drejtohej nga një gazetar që administron një portal informative.

Pasi e ndalon, polici i shoqëruar nga një person tjetër shkon dhe e qëllon me një çekiç xhamin e makinës dhe bashkë me një shok tjeter e qëllon edhe me grushte.

Gjithë ngjarja ka ndodhur pasi polici pretendon se gazetari kishte dalë me të dashurën e tij.

Sherr në Fier: Polici e një person tjetër godasin shoferin, tentojnë ta nxjerrin me dhunë nga makina

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?